Lajme
Policia e Kosovës ndërpret një aheng familjar, dënon 86 persona që nuk respektuan ligjin anti-COVID
Demokracia
21:08 | 04 Prill 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 16:00 kanë ndërprerë një aheng familjar, duke pasur qëllim parandalimin e pandemisë COVID-19

Policia e Kosovës thotë përmes një njoftimi se është e përkushtuar në parandalimin e pandemisë COVID-19, përmes strategjisë së Republikës së Kosovës.

“Prishtinë, 04 prill  2021– Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, si pjesë integrale e mekanizmave kyç në implementimin e strategjisë së   Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, në vazhdimësi me një përkushtim  dhe angazhim të jashtëzakonshëm ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu PK njofton se inspektorët e AUV-it kanë shqiptuar dy fletëparaqitje, si masë parandaluese nga Covid-19 në dy lokale.

Me fokus të veçantë  respektimin e masave për parandalimin dhe luftimin e  përhapjes së pandemisë COVID-19, policia dhe inspektorët sot rreth orës 16:00, kanë ndërprerë një aheng familijar dhe kanë shqiptuar:

-Tetëdhjetë e gjashtë (86) masa administrative ndaj personave që nuk kanë respektuar ligjin për parandalimin e dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, si dhe dy (2) fletëparaqitje nga Inspektorët e AUV-it.

E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është prioritetet për të gjithë ne”, thuhet në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme