Lajme
Policia e Kosovës me patrullime të shtuara edhe sonte
Demokracia
22:46 | 26 Maj 2021

Share:

Policia e Kosovës po vazhdon me patrullime në kuadër të planit kundër përhapjes së pandemisë.

Përmes një njoftimi të publikuar në llogarinë në Facebook, thuhet se policia po vazhdon me zbatimin e masave që janë në fuqi.

Njoftimi i plotë:

Zyrtarë policorë po vazhdojnë të realizojnë patrullime të shtuara me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe zbatimit, realizimit të masave antiCOVID. Në mbështetje të masave kundër përhapjes së pandemisë, Plani Operativ i Policisë së Kosovës, që nga fillimi i pandemisë është përditësuar varësisht masave që kanë qenë në fuqi. Andaj, edhe tani derisa masa të caktuara janë në zbatim, Policia e Kosovës do të vazhdojë t’i zbatojë të njëjtat dhe fton qytetarët që të respektohen ato masa, pasi për shkelësit eventual policia do të ndërmerr veprime mbështetur në ligjin antiCOVID./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/4152042158189622

Të ngjashme