Lajme
Policia e Kosovës kryen bastisje në Lagjen e Boshnjakëve
Demokracia
14:20 | 26 Prill 2022

Share:

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion në Mitrovicë të Veriut, konkretisht në Lagjen e Boshnjakëve.

Gjatë këtij operacioni të Policisë së Kosovës është kryer një bastisje, shkruan Demokracia.com.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës, në këtë rast departamenti i hetimeve ka realizuar një operacion policor në Mitrovicë, konkretisht në lagjen e Boshnjakëve. Gjatë këtij operacioni policorë është kryer bastisje në një lokacion”, ka thënë Kelani

Ndër të tjera ai ka shtuar se deri më tani nuk raportohet të arrestuar dhe se dy personave iu është lënë ftesë për paraqitje në Policinë e Kosovës.

“Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa dy personave iu është lënë ftesë për paraqitje në Policinë e Kosovës, mbi dyshimin e bazuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale”, ka deklaruar ai./Demokracia.com/

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës në veri pas sulmit të sotëm

 

Të ngjashme