Lajme
Policia e Kosovës kontrollon dy shkolla në Leposaviq, Elshani zbulon detaje nga rasti
Demokracia
15:19 | 16 Qershor 2024

Share:

Zëvendës Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për “KoSSeV” se kontrolli policor në dy shkolla në Leposaviq u bë pasi ka pasur informacione për “gjëra të paligjshme” dhe se kjo ka qenë arsyeja e kontrollit.

Megjithatë, Elshani njoftoi se nga kontrolli nuk ka rezultuar ndonjë gjetje.

Ka pasur informacione që diçka të paligjshme ka pasur aty. Së bashku me mbikëqyrësit e shkollës ishim aty dhe kërkuam”, ka thënë ai.

Pyetur konkretisht se çka janë “gjërat e paligjshme”, Elshani nuk ka shpjeguar më tej.

Çka mund të jetë e paligjshme. Ka qenë informacion i mjaftueshëm për ne që të shkojmë në atë vend dhe të shohim. Nuk gjetëm diçka”, ka thënë ai.

Të ngjashme