Lajme
Policia e Kosovës konfirmon largimin e barrikadës afër Shtërpcës, rruga lirohet për qarkullim
Demokracia
23:03 | 06 Janar 2023

Share:

Policia e Kosovës e ka hequr barrikadën e vendosur në fshatin Gotovushë që të shpie për në qytetin e Shtërpcës.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Ai ka thënë se rruga është liruar tashmë për qarkullim.

Barrikada u vendos si shenjë revolte ndaj plagosjes së dy të rinjve serbë në Shtërpcë. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme