Lajme
Policia e Kosovës konfirmon arrestimin e një person për “vjedhje grabiqare”
Demokracia
16:15 | 19 Janar 2021

Share:

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar sot një personin të kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë, për veprën penale “vjedhje grabiqare”.

Policia përmes një njoftimi bën të ditur se njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë kanë arrestuar të kërkuarin në rrugёn ‘Mbreteresha Teutё’ në Pejë, raporton Demokracia.com.

“Policia e Kosovës – Stacioni Policor nё Pejë, me datё 19.01.2021 rreth orёs 11:00,  ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga  Gjykata Themelore në Pejë për veprёn penale ‘Vjedhje grabitqare’ i kёrkuari: V.K. lindur me 1987 Njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë kanë arrestuar të kërkuarin e lartcekur në rrugёn ‘Mbreteresha Teutё’ në Pejë, i njëjti pas arrestimit ёshtё dёrguar nё ndalim Policor për tu intervistuar para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë.”, thuhet në njoftim.

Sipas policies i kërkuari është dërguar për intervistim para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë./Demokracia.com

Të ngjashme