Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për kapjen e një personi me iniciale N.N., i cili është i dyshuar për vepër penale dhe lëndim i lehtë trupor, raporton Demokracia.com
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në rrjetin social Facebook.
Policia e Kosovës ka treguar në detaje për numrat kontaktues ku mund të drejtohen qytetarët.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
“Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:192 (pa pagesë); 038-5080-6000, Drejtoria Rajonale – Prizren; 038-5080-6125 Stacioni Policor – Prizren; E-mail adresa: [email protected]”, thuhet tutje në njoftim./Demokracia.com/