Lajme
Policia e Kosovës ka pranuar donacion në vlerë mbi 240 mijë euro nga Ambasada Gjermane
Demokracia
10:29 | 14 Janar 2021

Share:

Ambasada Gjermane ka ndihmuar Policinë e Kosovës me një donacion në vlerë mbi 240 mijë euro.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se ky donacion është shumë i rëndësishëm për ta, dhe ka treguar se do të përdoren në të mirë të Kosovës dhe rajonit.

“Policia e Kosovës ato donacione që i ka pranuar do ti përdor që të jenë në benefit për banorët e Kosovës, Gjermanisë dhe rajoneve”, tha ai.

Ndërsa ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörg Rohde ka theksuar se ky donacion ka vlerën e mbi 240 mijë eurove.

“Këto pajisje që po i shihni, përfshirë edhe dylbit, janë blerë në koordinim me autoritet, janë në vlerë më shumë se 240 mijë euro, këto kanë qenë të gatshëm qysh më herët. Gjermania është një mik i Kosovës në të gjitha fushat e Kosovës. Këto pajisje që janë dorëzuar në formë të donacionit shpresojmë që do të përdoren për qëllimin që janë dhënë”, theksoi ai.

Të ngjashme