Lajme
Policia e Kosovës jep detaje për aksidentin me fatalitet në Rrugën e Kombit
Demokracia
23:36 | 14 Janar 2021

Share:

Një familje nga Kosova u shua si pasojë e një aksidenti të rëndë në Rrugën e Kombit pasditen e të enjtes, 14 janar. Blerim Avdiaj nga Prishtina, së bashku me gruan dhe vajzën humbën jetën pasi vetura me të cilën po udhëtonin u përplas me një kamion në aksin Milot-Morinë.

Bashkë me ta humbi jetën edhe një fëmijë i afërm i viktimave ndërsa mbijetoi nga aksidenti vetëm vajza 3 vjeçe e çiftit të viktimave. Shkak i ngjarjes dyshohet një parakalim i gabuar.

Këtë lajm e ka konfirmuar për KosovaPress edhe Policia e Kosovës.

“Sot, më 14.01.2021 rreth orës 19:00 është pranuar një informatë nga Qendra e Përbashkët e Bashkëpunimit KS-AL në PKK Vermicë, se në ‘Rrugën e Kombit’ në pjesën e Republikës së Shqipërisë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, dyshohet se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën katër persona shtetas të Republikës së Kosovës. Ne jemi në kontakt me autoritet policore të Republikës së Shqipërisë dhe për detaje tjera u njoftojmë më kohë”, ka thënë Krasniqi për KosovaPress.

Të ngjashme