Lajme
Policia e Kosovës identifikon dhe sekuestron veturën e vjedhur
Demokracia
14:35 | 30 Maj 2022

Share:

Policia e Kosovës gjatë ushtrimit të detyrave të rregullta në pikën kufitare në Vërmicë ka hasur në një veturë të dyshuar, ku pas kryerjes së procedurave të parapara ka rezultuar si veturë e vjedhur jashtë vendit.

“Me datë 29.05.2022 rreth orës 22:00 në pikën kufitare në Vërmicë, konkretisht në drejtimin e qarkullimit nga Shqipëria në hyrje për në Kosovë, është ndaluar vetura e tipit Land Rover, LW, ngjyrë e zezë me targa vendore, me drejtues mashkull kosovar.  Gjatë verifikimit të të dhënave të veturës dhe regjistrimit të saj në sistem, vetura e lartcekur është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, ku gjatë realizimit të kontrollit tek numri identifikues i veturës,  është dyshuar se ka ndërhyrje. Me këtë rast është kërkuar nga Policia e Frontex- it, me mision në pikën kufitare në Vërmicë, që të bëhet verifikimi i veturës, verifikim sipas të cilit ka rezultuar se,  e njëjta veturë është e vjedhur në vitin 2016 në një shtet tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që vetura dhe leja e qarkullimit të sekuestrohen  dhe rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt ndërsa lënda për hetime të mëtutjeshme  i është dorëzuar njësisë për hetimin e auto krimeve.

 

Të ngjashme