Lajme
Policia e Kosovës hap rast për helmimin e qenve në Mitrovicën e Veriut
Demokracia
11:43 | 08 Mars 2023

Share:

Në fundjavë në Mitrovicën e Veriut është raportuar për helmimin e qenve dhe gjetjen e trupave të ngordhur nëpër rrugët e qytetit.

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Šapa”, citohet nga mediumi “Kossev.info” të ketë thënë se helmi i mbetur në rrugë nuk është i dukshëm si më parë, por është i pangjyrë. Ata gjithashtu treguan se kanë marrë informacione nga qytetarët që kanë pasur kontakt me helmin, se kanë vërejtur reagime të pazakonta në trup.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, tha se ky rast është hapur në polici.

“Është hapur rasti lidhur me helmimin e qenve. Po ndërmerren veprime hetimore nga hetuesit policorë dhe prokuroria”, tha Hoti për express.

Pamjet e qenve të ngordhur në rrugë, mund t’i shihni duke klikuar KËTU.

Të ngjashme