Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante ka filluar një operacion policor, i cili po realizohet në komunën e Kaçanikut.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Sipas Kelanit, detajet e këtij aksioni do të bëhen më vonë pas përfundimit të aksionit të policisë.
“Edhe në këtë rast pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani për Express.