Lajme
Policia e Kosovës arrestoi një person të dyshuar dhe konfiskoi disa armë në Zubin Potok
Demokracia
21:03 | 13 Nëntor 2023

Share:

Njësitet policore kufitare të Policisë së Kosovës po vazhdojnë me patrullime në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Policia njofton se më datën 13.11.2023 në ora 15:32, njësiti policor që po patrullonte në komunën e Zubin Potokut, në afërsi të një shtëpie ka ndaluar një person i cili paraqiste lëvizje të dyshuara.

Më urdhër të prokurorit kujdestar është bastisur shtëpia e të dyshuarit D.R., (viti i lindjes 1974)  ku janë gjetur dhe sekuestruar: një  pushkë M-70 me 5 fishek, pushkë gjuetie e llojit Cifsan me 23 fishekë, dy kartela të shoqatës së gjuetarëve, një radiolidhje e dorës me adapter e llojit Boafeng, brisk dhe uniformë.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me udhëzim të tij rasti inicohet në procedurë të rregullt hetimore.

Policia e Kosovës thotë se do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar në luftimin, hetimin dhe identifikimin e  kryerësve të veprave penale dhe dukurive të tjera negative, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim.

Të ngjashme