Policia e Kosovës iu bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë bazuar në situatën e tanishme ku përveç vërshimeve që janë prezente në disa vendbanime dhe në rrugë edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron mot të ftohtë.
“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikohet të ketë mot të ftohët në vendin tonë, andaj nga Policia e Kosovës apelohet për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugeve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica” thuhet në njoftimin e PK-së.