Lajme
Policia e konfirmon vdekjen e gruas që ra nga një objekt në Lakrishtë
Demokracia
17:13 | 11 Prill 2025

Share:

Një grua ka vdekur në lagjen Lakrishtë të Prishtinës pasi e njëjta ka rënë nga një objekt.

Lajmin për klankosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Ahmeti.

Të ngjashme