Lajme
Policia e Gjermanisë arreston 50 italianë, tentuan të sulmojnë shqiptarët
Demokracia
19:32 | 15 Qershor 2024

Share:

Rreth 50 tifozë italianë janë arrestuar nga autoritetet gjermane të shtunën pasdite pasi të njëjtit tentuan të konfrontohen me tifozët shqiptarë, raportojnë mediat italiane.

Sipas raportimeve të “GazzettaDelloSport”, policia gjermane ndaloi 50 tifozë italianë në Dortmund pak orë para fillimit të ndeshjes.

Ata kishin në zotërim thika, bomba letre dhe sende të mprehta dhe po përpiqeshin të konfrontoheshin me mbështetësit shqiptarë.

Në këtë moment personat ndodhen në paraburgim, pasi u identifikuan pranë një restoranti ku – të veshur me kapuç – tentonin të përlesheshin.

Ata pritet të mbahen në paraburgim për 24 orë, ndërsa vendimi do të merret pastaj.

Të ngjashme