Lajme
Policia e Ganës mbyll qendrën e LGBT-së
Demokracia
23:11 | 25 Shkurt 2021

Share:

Shteti i Ganës ende kriminalizon marrëdhëniet mes gjinisë së njëjtë.

Pas një thirrje publike, policia e Ganës ka mbyllur një qendër të LGBT-së që u hap së fundmi në kryeqytetin Akra, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com

“Ne nuk kemi më qasje në hapësirën tonë të sigurt dhe siguria jonë po kërcënohet. Ne u bëjmë thirrje të gjitha organizatave të të drejtave të njeriut dhe aleatëve të flasin kundër këtyre sulmeve dhe krimeve të urrejtjes që po i nënshtrohemi”, shkruan grupi LGBT + Rights Ghana në Twitter.

Qendra u hap pas një mbledhjeje fondesh ku morën pjesë një numër diplomatësh nga BE-ja dhe të tjerë.

Sipas raportit të fundit nga Shoqata Ndërkombëtare e LGBTS-së, Gana është një nga 32 vendet në Afrikë që ende kriminalizojnë marrëdhëniet e gjinisë së njëjtë./Demokracia.com

 

Të ngjashme