Lajme
Policia e Ferizajt e ndalon një shofer të dehur ‘tapë’, gjobitet me 200 euro dhe i hiqet patenta
Demokracia
09:33 | 02 Nëntor 2023

Share:

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, sot rreth orës 01:07 të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Muhovc të Ferizajt ka ndaluar shoferët B.M (M/K) i moshës 58 vjeçar, i cili po drejtonte veturën nën ndikimim e alkoolit.

Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos të drejtojnë automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Të ngjashme