Lajme
Policia e arreston një rus në Prishtinë: Refuzoi të dalë nga hoteli
Demokracia
13:07 | 05 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një preson të dyshuar për “cenim të paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë pasi i dyshuari nuk kishte paguar akomodimin në hotel dhe i njëjti kishte refuzuar të dal nga hoteli.

“Prishtinë 04.02.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Rus me shtetësi Gjermane  për shkak se ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari  kishte refuzuar të dal nga hoteli i cili kishte qenë i akomoduar dhe nuk e kishte bërë pagesën.”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti po vazhdon të hetohet, ndërsa personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Demokracia.com

Të ngjashme