Lajme
Policia do t’i bllokojë nesër disa rrugë në Prishtinë, kjo është arsyeja
Demokracia
20:10 | 17 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Nesër e pasnesër në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq së bashku me një delegacion shoqërues të presidencës.

Përgjatë kësaj vizite, Policia e Kosovës do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit dy ditor të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete zyrtare.

“Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtar policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme