Lajme
Policia dhe Inspekcioni mbyllin dy lokale të natës në Vitomiricë
Demokracia
09:27 | 19 Maj 2025

Share:

Në një aksion të përbashkët, Policia e Kosovës dhe inspektorati komunal i Pejës, i kanë mbyllur dy lokale të natës në fshatin Vitomiricë.

Arsyeja e mbylljes ishte se këto nuk kishin leje të punës.

Bëhet e ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Drejtoresha e Inspeksionit në komunën e Pejës Edonjeta Berisha ka thënë se janë kontrolluar aktivitetet e bizneseve për respektimin e ligjshmërisë dhe rregullave komunale.

“Drejtoria e Inspeksionit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion inspektues dhe verifikues në dy lokale nate në zonën e Vitomiricës. Gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar aktivitetet e bizneseve për respektimin e ligjshmërisë dhe rregullave komunale.Aksioni ka pasur për qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbrojtjen e qytetarëve nga çdo parregullsi e mundshme. Si Drejtoreshë e Inspeksionit, Edonjeta Berisha, theksoj se aksione të tilla do të vazhdojnë në mënyrë të rregullt dhe të paanëshme, në të gjitha zonat ku operojnë subjektet afariste, për të siguruar zbatimin e ligjit dhe standardeve të parapara me rregullore. Falënderojmë Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe përkrahjen në këtë proces, si dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar”, tha ajo.

 

 

Të ngjashme