Lajme
Policia del me njoftim shtesë: Kontrolluam të gjitha shkollat, nuk është gjetur asnjë bombë
Demokracia
20:16 | 16 Qershor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka dal me një njoftim se pas kontrolleve në shkolla dhe lokacione në të cilat ka pasur kërcënime për mjete shpërthyese.

Në njoftimin e policisë thuhet se në të gjitha lokacionet nuk është gjetur asgjë, pra sipas policisë njoftimet kanë qenë të rrejshme, përcjell Demokracia.com.

“Pas njoftimit të më hershëm për kërcënime me mjete shpërthyese në disa shkolla/lokacione, Policia e Kosovës, njësitet përkatëse që merren me kontroll në raste të kërcënimeve me mjete shpërthyese, kanë kryer kontrollet e atyre lokacioneve dhe në të gjitha lokacionet e kontrolluara nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, pra njoftimet kanë rezultuar të rrejshme”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Kujtojmë se Policia e Kosovës, sot në orët e hershme, të mëngjesit nga personeli i disa shkollave ka pranuar informacione për kërcënime me mjete shpërthyese (bomba) në disa objekte shkollore, të ndodhura kryesisht në zona të banuara me popullatë serbe.

Policia ka njoftuar se bazuar në informacionet e deritanishme, këto kërcënime janë bërë në rajone të ndryshme në disa objekte shkollore (deri më tani në rreth 30 lokacione), e të cilat kërcënime janë pranuar përmes formës elektronike dhe linjave telefonike.

Gjatë orëve të pasdites është raportuar edhe për një alarm për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Policia kontrolloi 30 shkolla që morën kërcënime për bombë

Të ngjashme