Dy fëmijë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e rrëzimit të një skenë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, është rrëzuar një binë skene. Si pasojë e këtij incidenti janë lënduar dy persona(fëmijë). Të njejtit kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.
Më tej policia ka njotuar se me rastin po merret stacioni i Podujevës./Demokracia.com/
LEXO EDHE:
Rrëzohet nga erërat skena e koncertit në Podujevë, lëndohen dy fëmijë