Lajme
Policia deklarohet lidhur me mbajtjen e manifestimeve të Vidovdanit
Demokracia
16:49 | 28 Qershor 2024

Share:

Në Gazimestan, një monument historik rreth 10 kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, është shënuar festën e Vidovdanit.

Forca të shumta të Policisë së Kosovës kanë qenë prezent, për t’u siguruar që niveli i rendit është i lartë dhe për të evituar incidentet e mundshme.

Pas përfundimit të këtij manifestimi, nga Policia thonë se nuk ka pasur ndonjë rast që ka ndikuar në mbarëvajtjen e ngjarjes, përveç shoqërimit të një personi në stacion policor.

“Pas përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites, të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë” thuhet në njoftimin e Policisë.

Ky është njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se lidhur me manifestimet e “vidovdan-it” mbajtur sot me datë 28.06.2024, Policia e Kosovës, me kohë ka ndërmarrë masat planifikuese dhe operative për menaxhimin e situatës së sigurisë, ruajtjen e rendit publik, orientimin e trafikut rrugor dhe menaxhimin kufitar.

Nga autoritetet policore janë paraparë masa të nevojshme planifikuese, koordinuese, parandaluese dhe operative në të gjitha departamentet dhe rajonet policore, në mënyrë që manifestimet në lokacionet ku janë paraparë të zhvillohen qetë dhe pa incidente.

Referuar informacioneve nga njësitet e angazhuar policore në terren nuk është raportuar asnjë rast i cili ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve, përveç shoqërimit të një personi në stacion policor për intervistim sipas procedurave ligjore.

Pas përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, menaxhimin e situatës së sigurisë, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.

Të ngjashme