Diaspora
Policia britanike në aksion, ua mbyll shqiptarëve fabrikat për prodhimin e kokainës dhe kanabisit
Demokracia
19:15 | 23 Shkurt 2021

Share:

Pesë persona u arrestuan në Luton të Britanisë së Madhe nën dyshimin për posedim të kanabisit dhe hetimi po vazhdon.

Pesë persona u arrestuan në Luton, javën e kaluar pasi policia mbylli dy fabrika kanabisi në qytet dhe një tjetër në Dunstable.

Sipas policisë së Bedfordshire, disa nga grupet e krimit të organizuar janë të lidhur me Ballkanin perëndimor, të tilla si Shqipëria, Kosova dhe Serbia, të cilët besohet se po prodhojnë kokainë dhe kanabis në zonën lokale, shkruajnë mediat e huaja transmeton Demokracia.com.

Kërkimet e kryera në vitin 2019 zbuluan se kishte 34 mijë përdorues të drogës ilegale në Bedfordshire, pothuajse një në 10 persona të moshës 16 deri në 59 vjeç. Përdoruesit e drogës në Bedfordshire vlerësohet gjithashtu se po shpenzojnë rreth 59 milionë funta për kanabis çdo vit.

“Bandat e organizuara kriminale përdorin drogën si burimin e tyre kryesor të të ardhurave, dhe rritja dhe shitja e kanabisit është një pjesë kryesore e këtij modeli biznesi. Është relativisht e lirë për t’u prodhuar dhe ka mijëra klientë vetëm në Bedfordshire për t’u shitur”, tha kryeinspektori Louisa Glynn.

Ai shtoi se këto grupe zakonisht përfshihen në kultivimin e kanabisit dhe fabrika të mëdha për prodhim. /Demokarcia.com/

Të ngjashme