Lajme
Policia bastis shtëpinë e një personi në Viti, i gjen armë, fishekë, thikë e boks metali
Demokracia
16:15 | 28 Korrik 2022

Share:

Policia e Kosovës njofton se Drejtoria Rajonale Gjilan sot ka bastisur shtëpinë e një personi në Viti, pasi kishte marrë informata se i njëjti posedon armë zjarri.

“Njësia e Hetimeve në stacionin policor në Viti pas marrjes së informatave përmes rrugëve operative me mbështetje të njësiteve patrulluese ka bërë bastisjen në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit D.K.(1971) shtetas kosovar, se ai posedon armë zjarri”, thuhet në njoftimin për media.

Gjatë bastisjes si provë materiale bëhet e ditur se janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, model 70 “Crvena Zastava’ prodhim YU, një karikator me gjashtë fishekë cal.7.65 mm, një karikator i zbrazur, 36 fishekë cal.7.65 mm, një thikë dhe një boks metali.

“I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti me kallëzim penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve” procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan”, thuhet tutje në njoftim.

 

Të ngjashme