Policia e Kosovës ka njoftuar se mbi dyshimin për kryerjen e veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “ Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ka realizuar urdhër kontrollin të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Vushtrri, me ç’ rast ka arrestuar tre të dyshuar.
Në njotimin e policisë thuhet se urdhër kontrolli është realizuar në dy lokacione të ndryshme me ç’ rast janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar: K.M., 25 vjeçar, T.G., 37 vjeçar, Rr .G., 30 vjeçar, përcjell Demokracia.com.
“Provat e sekuestruara, do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” , “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, vepra këto të ndodhura kohë më parë në zonën e Vushtrrisë. Ndërsa pas procedurave të intervistimit, tre të dyshuarve, me vendim të prokurorit të rastit u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Sektori i hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, në mbështetje të njësive NJSO, K9 dhe NJRSH, sot më datë 27 korrik 2021, mbi dyshimin për kryerjen e veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”,“ Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ka realizuar urdhër kontrollin të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Vushtrri.
Urdhër kontrolli është realizuar në dy lokacione të ndryshme në fshatin Ropicë të Vushtrrisë, me ç’ rast janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar: K.M., 25 vjeçar, T.G., 37 vjeçar, Rr .G., 30 vjeçar, që të tre shtetas të Republikës së Kosovës.
Gjatë kontrollit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar:
një armë e shkurtë pistoletë me katër fishekë
një shumë e parave
disa telefona mobilë
dhe dëshmi të tjera të transaksioneve bankare.
Provat e sekuestruara, do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” , “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, vepra këto të ndodhura kohë më parë në zonën e Vushtrrisë.
Ndërsa pas procedurave të intervistimit, tre të dyshuarve, me vendim të prokurorit të rastit u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve./Demokracia.com/