Lajme
Policia arreston tre person të dyshuar për vjedhje
Demokracia
14:15 | 22 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar tre person të dyshuar për disa vjedhje në Prishtinë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, (qershor-shtator 2022) kryesisht në markete.

“Puna e hetuesve të stacionit policor veriu,  është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  dhe hetimore, kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar: – A.B . mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. – L. Xh . mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. – S. O. mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen tre persona të dyshuar për disa vjedhje

Dje nga njësite policore të stacionit veriu në Prishtinë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për disa vjedhje.

Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore,(qershor-shtator 2022) kryesisht në markete.

Puna e hetuesve të stacionit policor veriu,  është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  dhe hetimore, kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar:

– A.B . mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

– L. Xh . mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

– S. O. mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Dy nga personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku  11 raste të vjedhjeve.

Të ngjashme