Lajme
Policia arreston një person të shpallur në kërkim
Demokracia
22:14 | 05 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili ishte i kërkuar me urdhëresë nga gjykata.

Policia përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se pas një pune operative-hetimore ka gjetur lokacionin e personit të dyshuar, të cilin edhe e ka arrestuar dhe e ka dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Personi i arrestuar është i dënuar me burg me kohëzgjatje prej gjashtë muajsh.

Lexoni komunikatën e plotë:

Arrestohet një (1) person i kërkuar me urdhëresë nga gjykata themelore në Pejë- dega në Deçan. Policia e Kosovës – Stacioni Policor nё Deçan, me datë 05.03.2022,ka realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Pejë- dega në Deçan.

Pas një pune operativo-hetimore, ka arritur ta identifikoj lokacionin e personit te dyshuar të cilin e ka arrestuar.

Personi i arrestuar i cili sipas urdhëresës së Gjykatës është i dënuar me burg në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh, i njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë. /Lajmi.net/

Të ngjashme