Lajme
Policia arreston një person të përfshirë në fajde
Demokracia
14:43 | 06 Prill 2021

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘Fajde’.

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, sot në bashkëpunim me Prokurorinë ka realizuar  një operacion mbi dyshimin e bazuar se disa persona janë përfshirë në fajde.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe si rezultat i provave materiale dhe dëshmive relevante, sot më 06.04.2021 në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ka realizuar operacionin policor mbi dyshimin e bazuar se disa persona janë përfshirë në veprën penale “Fajde”.

Referuar hetimeve të zhvilluara dhe urdhëresës së Gjykatës Themelore në Pejë, në proces janë aplikuar masat e fshehta teknike, ku gjatë monitorimit të këtyre masave janë siguruar informacione se personi (B. U. 1963) nga rajoni i Pejës, tanimë i arrestuar, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Fajde’”, thuhet në njoftim.

Personi dyshohet se ka përfituar shuma të larta të parave nga persona të ndryshëm, duke aplikuar përqindje të lartë interesi.

“I njëjti dyshohet se për veprën penale në fjalë ka përfituar shuma të larta parash nga persona të ndryshëm duke aplikuar përqindje të larta interesi, përderisa gjatë verifikimit ka rezultuar se është recidivist i kryerjes së veprave të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, personi i dyshuar, pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Nën mbështetjen e Njësisë Speciale Operative (NJSO), sipas Urdhëresës së Gjykatës për kontroll/bastisje në pronën gjegjësisht shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar.

Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim./Demokracia/

Të ngjashme