Lajme
Policia arreston një person në Gjilan: Kërcënoi një vajzë se do t’i publikojë fotografi
Demokracia
11:04 | 30 Janar 2021

Share:

Policia e Kosovës gjatë ditës se djeshme ka arrestuar një person në komunën e Gjilanit pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar një vajzë.

I arrestuari sipas raportit të policisë vazhdimisht edhe ka kërcënuar vajzën se do t’i publikojë fotografi, raporton Demokracia.com

“Gjilan, 29.01.2021-18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ngacmuar viktimën femër kosovare duke kërcënuar se do t’i publikojë foto” thuhet në raportin 24 orësh të Pk-së.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia.com

 

 

 

Të ngjashme