Lajme
Policia arreston kreun e opozitës gjeorgjiane
Demokracia
17:26 | 23 Shkurt 2021

Share:

Policia në Gjeorgji gjatë një sulmi në selinë e partisë së Lëvizjes Kombëtare të Bashkuar (UNM) ka arrestuar liderin kryesor të opozitës, Nika Melia.

Kreu i UNM-së, akuzohet për nxitje të dhunës në demonstratat anti-qeveritare të vitit 2019 kur protestuesit sulmuan parlamentin, shkruajnë mediat e huaja transmeton Demokracia.com.

Gjeorgjia është “tronditur” nga protestat që nga zgjedhjet parlamentare të tetorit, me opozitën që akuzon partinë në pushtet për manipulim të sondazhit.

Javën e kaluar, kryeministri George Gakharia dha dorëheqjen lidhur me urdhrin e gjykatës për të arrestuar Melia-an, duke thënë se një veprim i tillë mund të rrezikonte “përshkallëzimin politik” në vendin e Kaukazit të Jugut./Demokracia.com

Të ngjashme