Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi ka bashkëjetuar me një vajzë 13 vjeçare.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari, është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Gjakovë 06.08.2021 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti e kishte marrë në shtëpinë e tij viktimën femër kosovare 13 vjeçare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/