Lajme
Policia arreston edhe një person të dyshimtë për vrasjen e taksistit në Gjilan
Demokracia
10:21 | 17 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person të dyshimtë në Gjilan.

I arrestuarit në këtë rast dyshohet për “Vrasje të rëndë”.

Vrasja në fjalë për të cilën dyshohet ky person është e 50 vjeçarit në Gjilan, B.V.

Kjo vrasje kishte ndodhur më 12 shtator 2021, në ora 19:45.

“Gjilan (NN) 12.09.2021 – 19:45. Me 16.03.2022 lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme