Lajme
Policia arreston 4 persona, dyshohen për trafikim me njerëz
Demokracia
16:33 | 05 Prill 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Prishtinë katër persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz dhe posedim i narkotikëve”.

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë me urdhër të prokurorit të shtetit kanë arritur që të arrestojnë 4 persona, tre femra dhe një mashkull nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz dhe posedim i narkotikëve”, shkruan Demokracia.com.

Policia ka bërë të ditur se një femër, e cila ishte viktimë e trafikimit është trajtuar sipas procedurave të standardeve për viktimat e trafikimit.

Sipas Policisë, katër të dyshuarit janë arrestuar në një banesë në Prishtinë me ç’rast janë sekuestruar edhe pajisje të ndryshme elektronike si dhe lëndë narkotike e llojit marihuanë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Arrestohen katër të dyshuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “trafikim me njerëz dhe posedim i narkotikëve’’

Prishtinë, më 05.04..2022

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe Gjykatësin e Procedurës Paraprake  pas ka zhvilluar një hetimi intensiv.  më 05.04.2022, kanë arrestuar kontrollimin e dy banesave në Prishtinë ku kanë arrestuar katër persona të dyshuar tre femra  dhe një mashkull, të gjithë kosovarë.  Të dyshuarit : K.K., ( 1979) A.M, (2001), XH.M., (1991), A.R., (2001) janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz dhe posedim i narkotikëve’’.

Policia si provë materiale ka konfiskuar: pajisje elektronike: katër (4) telefona mobil, një(1) Llap top, dy USB dhe 2 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë së bashku me pajisjet për bluarjen e narkotikeve.

Lidhur me këtë rast,  viktima (femër) e trafikimit  është trajtuar sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit.

Me aktvendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që përcakton me kod penal dhe do të vazhdojë të ndërmarr  masa ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin. /Demokracia.com/

Të ngjashme