Lajme
Policia arreson një person në Ferizaj: Kërcënoi një vajzë përmes mesazheve dhe fotografive
Demokracia
11:28 | 20 Janar 2021

Share:

Polica e Kosovës ka konfirmuar për arrestimin e një personi në Ferizaj, pasi i njëjti ka kërcënuar një vajzë përmes mesazheve dhe fotove të pistoletës dhe fishekëve.

Policia përmes raportit 24 orësh njofton se ende nuk dihen motivet për këtë vepër, shkruan Demokracia.com

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili përmes telefonit për motive të panjohura e kishte kanosur me sms dhe foto të pistoletës dhe fishekëve viktimën femër kosovare.”, thuhet në raportin e PK-së

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com

 

Të ngjashme