Lajme
Policia aksion në shkollat e Vushtrrisë, u gjen nxënësve thika e boks hekuri
Demokracia
16:13 | 05 Maj 2022

Share:

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në disa shkolla në Vushtrri.

Në njoftimin e Policisë thuhet se si rezultat i kontrollimit  në posedim tek nxënësit  brenda hapësirave të shkollave janë  gjetur dhe sekuestruar, shtatë thika, një  boks hekuri, një pistoletë plastike dhe gjësende tjera, përcjell Demokracia.com.

“Në kuadër të veprimeve dhe  masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla, zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri,  gjatë ditës së sotme kanë zbatuar  masa dhe kontrolle sigurie në shkolla.  Mbi bazën e vlerësimit me qëllim të parandalimit janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër- kontrollit në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç raste janë kontrolluar nxënësit e tri shkollave të mesme të larta  në Vushtrri”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Policia në Vushtrri realizon kontrolle në shkolla

Vushtrri, 05 Maj 2022

Në kuadër të veprimeve dhe  masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla, zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri,  gjatë ditës së sotme kanë zbatuar  masa dhe kontrolle sigurie në shkolla.

Mbi bazën e vlerësimit me qëllim të parandalimit janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër- kontrollit në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç raste janë kontrolluar nxënësit e tri shkollave të mesme të larta  në Vushtrri.

Si rezultat i kontrollimit  në posedim tek nxënësit  brenda hapësirave të shkollave janë  gjetur dhe sekuestruar, shtatë (7) thika, një (1) boks hekuri, një(1)pistoletë plastike dhe gjësende tjera.

Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale do t’ i paraqiten prokurorit kompetent.

Policia, mbete e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla./Demokracia.com/

Të ngjashme