Një efektiv u përjashtua nga radhët e policisë pasi u arrestua në Itali për vjedhje.
27-vjeçari ishte me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Postën e Policisë Shëngjin.
Menjëherë pas njoftimit të marrë nga homologët italianë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur përjashtimin nga Policia e Shtetit, të Klisman Nikollit.
Sqarojmë se pranimi i tij në Akademinë e Sigurisë, është bërë konform procedurave ligjore dhe se 27-vjeçari është djali i një dëshmori të Policisë, thuhet në njoftim./Euronews.al