Rreth 30 persona janë transferuar në spital, pas aksidentit të autobusit nga Kosova në Kroaci, i cili ka lënë të vdekur dhjetë persona deri më tani.
Zëdhënësi i Policisë, Damir Brezic ka dhënë detaje për mediat, duke thënë se ky është një prej “aksidenteve më të rënda që ka parë”, përcjell Demokracia.com.
Ai mes tjerash ka shtuar se nuk dihet ende nëse ka pasur fëmijë në mesin e viktima ose të plagosurve.
“Sipas udhëtarëve, ka pasur mbi 60 persona në autobus. Situata është shumë e vështirë dhe ka ende një numër të madh të pasagjerëve që kërcënojnë jetën në autobus”, ka thënë Brezic.
Sipas raporteve të para, në autobusë ka pasur dy shoferë dhe mësohet se e kanë zëvendësuar njëri-tjetrin pasi ndaluan në Zagreb, përcjell Demokracia.com.
Ndërkohë, kompania e autobusit që është përfshirë në aksident e kanë konfirmuar rastin për mediat në Kosovë, megjithatë nuk kanë dhënë detaje.
Lidhur me aksidentin ka reaguar edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, i cili ka ngushëlluar familjarët e viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve./Demokracia.com/
Reagon kryeministri i Kroacisë pas aksidentit të autobusit nga Kosova, që la të vdekur 10 persona