Lajme
Polici kosovar lëndohet rëndë derisa po shpëtonte një grua që po përdhunohej
Demokracia
11:24 | 01 Shtator 2021

Share:

Polici kosovar, Genc Muli, ka marrë lëndime të rënda derisa po shpëtonte një grua e cila po përdhunohej.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi, Musë Zjeça i cili ka thënë se detyra për të mbrojtje të qytetarëve kësaj here ishte sfiduese për policin i cili ka këputur ligamentin e këmbës.

“Detyra në mbrojtje të qytetarëve dhe atëdheut, kësaj here ishte sfiduese për zyrtarin policor meritor për shpëtim jete derisa ishte duke e shpëtuar jetën e një femre e cila po rrezikohej të përdhunohej nga një kriminel, pasojat janë të rënda ( ligamenti i këmbës i këputur) por Genc Muli është i fort e presum shpejt të na bashkohet AN9/1!”, ka shkruar Zjeça.

Ai po ashtu ka publikuar edhe një fotografi nga spitali së bashku me policin i cili ka marrë lëndime të rënda në këmbë gjatë kryerjes së detyrës.

Të ngjashme