Zyrtari policor i suspenduar për një status në Facebook, Amir Hoxha ka angazhuar avokatë për t’u marrë me çështjen e tij.

Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në Facebook nga avokati Gent Gjini.

Ai ka thënë se zyrtari policor e ka të drejtën e mendimit të lirë si një qytetar, andaj i tillë sipas tij ishte dhe postimi i policit Hoxha.

Postimi i plotë i avokatit Gjini:

Te angazhuar ne Avokatet per zyrtarin policor Amir Hoxha, per çështjen kundërligjore te suspendimit te tij, e cila suspendim eshte bere jehone e madhe ne shoqërinë kosovare, vetem nga nje shprehje e mendimit te lire, e nje drejte e cdo qytetari,

Edhe zyrtari policor ka te drejtën e shprehjes se mendimit te lire, ku mendimi i lire i tij ka qen plotësisht ne frymën e reagimit si qytetar, pa pasur tendencën e dhenies se mendimit nga ndonje konotacion politik apo diçka tjeter.