Lajme
Policëve s’u dalin shtesat e rrezikshmërisë as këtë muaj, sindikata paralajmëron masa
Demokracia
16:37 | 02 Maj 2023

Share:

Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar shumë vërejtje nga policës, pasi shtesat e rrezikshmërisë sipas tyre nuk janë ekzekutuar as këtë muaj.

Në një komunikatë për media të kësaj sindikate thuhet se premtimet e Qeverisë se shtesat e rrezikshmërisë për muajt shkurt dhe mars do të ekzekutohen me pagën e prillit nuk janë realizuar.

“Duke u bazuar në dy komunikatat e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të muajit shkurt dhe muajit mars me arsyetimin dhe premtimin se Qeveria e Republikës së Kosovës në pagën muajin maj në mënyrë retroaktive do të ekzekutoj pagesën e rrezikshmërisë për të gjithë zyrtarët policor ku për fat të keq ky premtim nuk u realizua as në këtë muaj, Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar dhe vazhdon të pranoj vërejtje dhe ankesa nga të gjitha njësitë në kuadër të Policisë së Kosovës për mos realizimin e shtesës së rrezikshmërisë edhe në këtë muaj si dhe pagesën retroaktive për muajin shkurt dhe mars”, thuhet në komunikatë.

Tutje theksohet se kanë pranuar edhe ankesa nga njësitet e stafit civil që punojnë në kuadër të PK-së që kanë të bëjnë me kategorizimin. Sipas tyre në këtë aspekt pritshmërinë kanë qenë të mëdha që shtesa e rrezikshmërisë dhe shtesat bazuar në kategorizim do të dalin me pagën e muajit prill dhe për muajt paraprakë.

“Andaj kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që shtesat e rrezikshmërisë për të gjithë zyrtarët policorë, dhe kategorizimin e disa profesioneve të Stafit Civil dhe mbështetës pa asnjë përjashtim, të realizohen me pagën e muajit maj në fillim të qershorit dhe në asnjë rast të mos ketë shtyrje në realizimin e së drejtës për të gëzuar të drejtën në shtesën e rrezikshmërisë”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë thuhet se ata shpresojnë që Qeveria e Republikës së Kosovës do të reflektojë dhe pa humbur kohë do ta realizojë shtesën e rrezikshmërisë, siç thuhet, si e drejtë elementare dhe e merituar.

“Në të kundërtën e mosrealizimit të kësaj kërkese siç po ndodh edhe me kërkesat e tjera që ia kemi parashtruar deri me tani Qeverisë, ne si sindikatë jemi të detyruar që të ndërmarrim masat sindikale bazuar në ligjin mbi organizimin sindikal dhe ligjin e Policisë së Kosovës për t’i realizuar të drejtat tona në plotësimin e kërkesave tona”, thuhet në komunikatë.

 

Të ngjashme