Lajme
Policët serbë dorëzojnë dorëheqjet në stacionin policor në veri
Demokracia
14:47 | 06 Nëntor 2022

Share:

Pas kësaj, ata i janë drejtuar stacionit Policor në veri të Mitrovicës për t’i dorëzuar dorëheqjet e tyre.

Këto fletëdorëheqje po dorëzohen pas përfundimit të protestës së thirrur nga Lista Serbe për të kundërshtuar konvertimin e targave ilegale në “RKS”.

Një nga policët iu drejtua gazetarëve të mbledhur dhe “u tha se të gjithë kanë dorëzuar dorëheqjet dhe se nga sot nuk ka më serb në Policinë e Kosovës në veri”, raporton Kosovo Online.

Dorëheqje kanë dhënë mëngjesin e sotëm edhe kryetarët e komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, para kuvendeve përkatëse.

Njëjtë kanë vepruar edhe këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e Listës Serbe.

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila e ka mbështetjen e Beogradit.

Një ditë më parë, më 5 nëntor, kjo parti ka njoftuar për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS.

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE| Dorëheqjet i dorëzuan vetëm komandantët e stacioneve dhe shefat e operativës në veri, Sveçla me plan operativ

Të ngjashme