Lajme
Policët mbeten pa jelekë antiplumb, tenderi dështoi krejt pas dy vjet zvarritje
Demokracia
09:47 | 18 Shtator 2023

Share:

Policia e Kosovës nuk ka arritur të pajisjet me jelekë të rinj anti-plumb, as pas dy vjetësh.

Procedurat për furnizim me këto pajisje kanë ngecur si pasojë e ankesave nga kompanitë e pakënaqura tek Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Gjykata e Tenderëve ka gjetur shkelje të Ligjit të Prokurimit në tenderin që peshon rreth 4 milionë euro, duke e rikthyer disa herë në rivlerësim.

Dështimi 24 muajsh për lidhjen e kontratës rrezikon t`i lë pa pancirë policët e rinj, kurse u pamundëson atyre të vjetërve, që veçse i kanë, t`i ndërrojnë pas skadencës.

Mediumi e ka pyetur autoritetin ligjvënës se si po ndodh furnizimi aktualisht, megjithatë përgjigja e tyre ka munguar.

Dështimi i tenderit ka filluar nga fundi i 2021-ës, për të vazhduar deri në gjysmën e vitit 2023.

Ankesat e tri kompanive, të bëra më 2021, nuk janë trajtuar fare nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP).

Ky organ, për gati dy vjet, nuk ka qenë funksional.

Kuvendi i Kosovës pati votuar pastaj në qershor të 2022-ës për përbërjen e re të bordit të OSHP-së.

Paneli i ri gjykues, me të trajtuar lëndën, e kishte aprovuar ankesën e kompanisë “Pri Com” në shkurt të 2023-ës.

Sipas OSHP-së, tenderi i inicuar nga Policia për anti-plumbët, do të duhej të kthehejë në ri-vlerësim.

Ngjashëm OSHP veproi edhe në dy raste tjera kur u ankuan kompanitë, duke ua aprovuar ankesën dhe kthyer tenderin në rivlerësim.

Fati njëjtë tenderin e përcolli edhe më 2023.

Gjykata e Tenderëve i dha të drejtë ankesës së kompanisë Sodex dhe urdhroi Policinë që anuloi në tërësi aktivitetin e prokurimit.

Operatori i rekomanduar për kontratë “PRICOM SH.P.K & Seyntex SV” thuhet se nuk ka ofruar produkt sipas kërkesës se kërkuar tek Dosja e Tenderit.

Paneli i OSHP-së konsideron se vendimi i Policisë bie ndesh me nenin 59 dhe 60 të Ligjit të Prokurimit Publik dhe po ashtu me qëllimin e nenit 8 (Planifikimi i Prokurimit), nenit 9 (Përcaktimi i nevojave që duhet përmbushur), nenin 22 inicimi i aktivitetit të prokurimit.

Andaj,  në mungesë të ofertave të përgjegjshme, Policia është dashtë ta anulojë krejt tenderin konform dispozitave ligjore.

Policia e Kosovës në vitin 2021 përmes këtij tenderi kishte planifikuar që të blejë 600 copë jelekë antiplumb të brendshëm, 2 mijë e 300 antiplumb të jashtëm dhe 350 antiplumba taktik për Njësi Speciale./Front Online

Të ngjashme