Lajme
Policët e Kosovës ende nuk kanë sigurim shëndetësor
Demokracia
21:38 | 16 Prill 2022

Share:

Që nga themelimi i Policisë së Kosovës, janë 21 policë të vrarë gjatë detyrës zyrtare dhe mbi 400 policë të lënduar.

Nuk janë të ralla rastet kur në aksione u rrezikohet jeta edhe e atyre që janë të thirrur për të ofruar rend e siguri.

Madje, këto situate janë shpeshtuar ditëve të fundit, pas incidenteve dhe sulmeve kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Por, pavarësisht kësaj, edhe 23 vjet pas përfundimit të luftës, policët kosovarë nuk gëzojnë sigurim shëndetësor.

Por, pse po ndodh e gjithë kjo zvarritje e këtij procesi, tregon Imer Zeqiri, kryetari i Sindikatës së Policëve.

Megjithatë, sipas Zeqirit, sigurimi shëndetësor nuk është i vetmi problem me të cilin përballen policët e vendit.

Në anën tjetër, ish-drejtori i policisë, Rashit Qalaj, fajin për këtë çështje po e hedh diku tjetër.

Ndonëse Policia e Kosovës është policia më re e themeluar në Evropë, ajo nuk qëndron e re edhe me moshën e zyrtarëve të saj.

Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë, thekson nevojën e miratimit të një ligji për pensionim të parakohshëm.

Ndryshe, që nga themelimi i Policisë së Kosovës, janë 21 policë të vrarë gjatë detyrës dhe mbi 400 policë të lënduar.

Të ngjashme