Policia e Kosovës ka angazhuar zyrtarë të saj edhe në rroba civile.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, bëhet e ditur se kjo do të shërbejë për të identifikuar dhe parandaluar vozitësit që përdorin telefonin gjatë ngasjes së veturës.
“Patrullat policore të trafikut me vetura dhe rroba civile, të angazhuara për parandalimin, identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve që përdorin telefonin gjatë ngasjes së automjeteve”, thuhet në njoftimin e PK-së./Demokracia.com.
https://www.facebook.com/KosovoPolice/videos/1208354886318258