Lagjja Arbëria (Ish-Dragodani) tashmë është kthyer në një vend ku pushtetarët po “garojnë” mes vete se kush po shkelë më shumë rregulla.
Jo fort larg vendit ku një ditë më parë Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, me veturën e saj e goditi një fëmijë 9-vjeçar, sot një veturë policore, me zyrtarë brenda që janë të thirrur ta zbatojnë ligjin, bëri kundërvajtje në komunikacion.
Gazetari i Demokracia.com ka qëlluar në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka arritur ta fotografoj një veturë të Policisë së Kosovës, e cila bën kthim të palejueshëm në rrugën afër ambasadës së SHBA-së, ku shihet edhe dy vijat e plota.
Po ashtu, vetura e policisë nuk e kishte as rrotacionin e aktivizuar.
Qytetarët që thyejnë rregullat dënohen nga Policia. Po policët kush t’i dënojë?