Lajme
Polica thotë se ka sekuestruar një numër të madh të pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave në Prishtinë
Demokracia
17:41 | 21 Janar 2022

Share:

Policia e Kosovës njofton se edhe sot ka vazhduar aksionet për sekuestrimin e pajisjeve për mihje të kriptovalutave.

Sipas njoftimit, Policia gjatë ditës së premte ka arritur të sekuestrojë një numër të madh pajisjesh për kriptovaluta në një lagje të Prishtinës, duke mos treguar numrin e saktë.

“Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia sot ka asistuar Doganën e Kosovës, me ç ‘rast pas marrjes së autorizimit nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, ka realizuar një operacion bastisje i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një numri të madh të aparaturave për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftim.

Operacioni është realizuar në një lagje të Prishtinës, ndërkohë që zyrtarë doganor kanë proceduar më tej me rastin.

Të ngjashme