Është duke u mbajtur seanca dëgjimore në lidhje me ecurinë e çështjes së ish-krerëve të OVL-UÇK-së.
Në Hagë është duke u mbajtur seanca dëgjimore në lidhje mbi ecurinë e çështjes së ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Në fjalinë e saj, prokurorja Valeria Bolici, tha se mbrojtja nuk ka paraqitur pretendime dhe argumente të duhura në lidhje me materialet që Prokuroria e Specializuar ka nxjerrë deri më tash.
Bolici përmendi edhe 10 dëshmitarë në lidhje me çështjen e Gucatit dhe Haradianjt, deklaratë kjo e cila ngrehi pikëpyetjet e palës mbrojtëse.
Avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Ellison Rees, kërkoi sqarime shtesë nga prokurorja Valeria Bolici në lidhje me këta 10 dëshmitarë.
“Do të filloj në lidhje me 10 dëshmitarët që ZPS-ja. Ka paqartësi në këtë drejtim… Të vetmet deklarata që janë dhënë deri më tani janë nga punonjësit e ZPS. Në këtë rast a e ka ZPS-ja të thërras dëshmitar të tjerë përveç atyre punëtorëve”, theksoi avokati Rees.
Pas kësaj, prokurorja tha se ZPS-ja nuk ka ndërmend të thërras dëshmitarë të tjerë, përderisa reagoi menjëherë pala mbrojtëse, duke thënë se kanë menduar që do të thirren dëshmitarë të cilët kanë qenë të frikësuar.
“Unë mendova që ZPS-ja e kishte ndërmend që të intervistonte dëshmitarë dhe të thërriste të cilët kanë qenë të frikësuar apo janë frikësuar dhe s e do t’i thërriste këta dëshmitarë për të dhënë dëshmi në gjykim. Mirëpo nga ajo që tha zonja prokurore, tani me sa kuptoj unë ZPS-ja nuk ka ndërmend të thërras dëshmitarë të tillë”, theksoi Rees, avokat i Hysni Gucatit.
Pas kësaj, prokurorja Valeria Bolici, theksoi se mbrotja mund t’i shikojë afatet për kryerjen e hetimeve.
“Unë tashmë e kam sqaruar këtë pikë dhe qëndrimin e ZPS-së dhe dua vetëm të them në lidhje me këtë informacion se mbrojtja edhe një herë mun t’i rishikoj afatet për kryerjen e hetimeve të veta”, tha Valeria Bolici.
Pas kësaj, avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Ellison Rees, përmendi të gjitha paqartësitë rreth materialeve dhe çështjeve të ngritura nga prokuroria.
“Sigurisht që nuk do ta rishqyrtoj tabelën e afateve që kam ndërmend. Në kundërshtim të asaj që thotë prokuroria, pra prokuroria nuk ka përmbushur detyrimin e saj të nxjerrjes së materialeve pas vendimit tuaj të djeshëm i nderuar gjykatës materiale të tjera ka që duhet të dorëzohen në bazë të rregullës 102B, 101B, 103B. Në lidhje me rregullën 101/3 dhe njoftimi që na është dhënë, ky njoftim faktikisht përcakton sipas prokurorisëse cilat materiale ndikojnë në çështjet dhe të cilat prokuroria i ka. Tani nëse ky material më pas do ti jepet apo do t’i vihet në dispozicion mbrojtjes, është pikërisht njoftimi që e sjell në vëmendje të mbrojtjes materialin e tillë që ka ZPS-ja. Ky material duhet t’i dorëzohet mbrojtjes në mënyrë që ajo të mund të vlerësoj natyrën e materialit, konteksti i kësaj çështje të paktën sipas asaj që thotë prokuroria është se bëhet fjalë përreth 4 mijë dokumente përafërsisht të një natyre e karakteri konfidencial që kanë prejardhjen nga task-forca speciale hetimore dhe të cilat nuk janë nxjerrë në mënyrën e duhur. Këto dokumente në qoftë se ZPS-ja e ka me të drejtë, nëse ato janë nga vetë ZPS-ja atëherë ZPS-ja e ka detyrimin e dorëzimin e këtyre dokumenteve nëse janë autentike dhe konfidenciale. Lista sipas rregullës 102/3 që na është dhënë, është e papërshtatshme. Aty janë përfshirë 13 dokumente dhe përshkrimet janë shumë të shkurtra dhe nuk përshkruhet se çfarë përmbajnë ato dokumente. Lidhja e tyre me çështjen dhe me çfarë shkalle apo mase mund të ndihmojnë mbrojtjen në përgatitjen e veta të çështjes. Në lidhje me këtë pikë, ju i nderuar gjykatës doni që këto çështje ne t’ia paraqesim ZPS-së deri më 5 mars, mbas korrespodencës midis palëve dhe nëse kjo çështje nuk zgjidhet atëherë ne duhet përsëri çështjen te ju. Ne padyshim që do t’i ndjekim këto udhëzime të gjykatësit, por dua të them se nuk pres asnjë gjë tjetër përveçse kjo çështje t’i kthehet përsëri gjykatës. Gjatë gjithë procesit ZPS-ja ka lënë të kuptohet se nuk e ka marrë seriozisht detyrimin e nxjerrjes së materialeve sikurse edhe e ka demonstruar deri më tani. Ne në parashtrimet tona me shkrim, kemi paraqitur një listë të disa materialeve që patjetër duhet të përfshihen në njoftim. Kjo është shumë e qartë ky material duhet të jetë në pronësi të prokurorisë dhe bie brenda fushëveprimit të rregullës 102/3 kurse zbatohet përmes nenit 21/6 të ligjit. Nuk ka dyshim nëse ky material më pas duhet t’i jepet mbrojtjes për ta parë plotësisht qoftë në formë të redaktuar apo jo. Kjo është një prej detyrimeve të mbrojtjes. Ne thjeshtë presim që do të ketë vonesa të tjera të tepruara në lidhje me këto çështje. Ne presim që të shohim këto materiale që duhet të dorëzohen në bazë të urdhrave të gjykatës, urdhrit të djeshëm të juanin zotëri gjykatës lidhur me dëshmitarët dhe materialet që janë pjesë e paketave 1, 2 dhe 3”, theksoi avokati Rees.
Sipas tij, pa i parë dokumentet nuk mund të dinë as sa do të mund të vonojnë hetimet e palës mbrojtëse në lidhje mbi pretendimet e prokurorisë.
Sipas tij, për shkak të mosbashkëpunimit në mes të prokurorisë dhe mbrojtjes do të mund të ndodhin edhe paqartësi dhe vonesa.
Ai po ashtu tha se e gjithë kjo po vjen si pasojë e qasjes përçmuese që ka prokuroria ndaj mbrojtjes.
“Ne nuk mund të japim kurrfarë komentesh tjera se çfarë hetimesh mund të vijojnë apo çfarë hetimesh do të duhen pas nxjerrjes së materialit të këtillë. ZPS-ja në parashtrimet e veta gjatë konferencës së dytë për ecurinë e çështjes thotë se do të ketë disa materiale shtesë në bazë të rregullave. Gjithashtu ZPS-ja bën të ditur që do të ketë materiale të tjera për t’u nxjerrë dhe përsëri pa u ndihmuar fare nga parashtrimet me shkrim të prokurorisë lidhur me këtë konferencë, ne duhet t’i shohim këto materiale një herë përpara se të japim mendimin dhe qëndrimin tonë se si do të vazhdojmë më tej. Pasi që nuk e dimë natyrën e këtyre materialeve, nuk jam i sigurt në këtë pikë. I nderuar gjykatës në qoftë se doni që unë të them edhe diçka më tepër në lidhje me pikën e nxjerrjes së materialeve. Ne kemi thënë edhe me shkrim dhe nga ajo që është thënë sot nga ZPS-ja vetëm e konfirmon edhe më shumë qëndrimin tonë. Ne jemi në fazën fillestare të procesit të nxjerrjes së materialeve. Mungesa e një dialogu konstruktiv nga ana e prokurorisë në lidhje me çështjet që ngrenë mbrojtja në lidhje me materialet që duhet nxjerrë, mund të nxjerrim vetëm vështirësi të mëtejshme. Dhe kjo vjen nga përqasja përçmuese e prokurorisë”, tha Rees.
KËTU mund ta ndiqni LIVE konferencën ndaj çështjes së Gucatit dhe Haradinajt. /Demokracia.com/