Lajme
POKS akuzon Vuçiqin: U përpoq të hynte në darkën e Trumpit me emër të rremë si Aleks Vuçi
Demokracia
14:51 | 05 Maj 2025

Share:

Lëvizja për Ringjalljen e Mbretërisë së Serbisë (POKS) ka reaguar ashpër pas dëshmive të Aleksandar Jovicic, një amerikan me origjinë serbe nga organizata “Serbët për Trump 2024”, i cili pretendon se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është kapur duke tentuar të hyjë në një darkë donatore në Florida nën një emër të rremë.

Sipas POKS-it, Vuçiq është përpjekur të marrë pjesë në konventën e Bajronit nën identitetin fals “Aleks Vuçi”, çka sipas tyre përbën shkelje të ligjeve amerikane, raporton Nova

„Presidenti i Serbisë është kapur në shkelje të ligjit dhe është lutur me edukatë të largohet nga SHBA,“ deklaroi Vojislav Mihailovic, kryetar i POKS-it dhe deputet në Kuvendin e Serbisë.

Ai shtoi se ky incident ka turpëruar jo vetëm Serbinë, por edhe komunitetin serb në SHBA dhe në mbarë botën.

„Ky skandal u ka sjellë dëm të madh serbëve në SHBA, të cilët u përpoqën të zbardhnin të vërtetën. Mësohet gjithashtu se Donald Trump nuk ka harruar se Vuçiq kishte mbështetur financiarisht fushatën e Hillary Clinton, dhe kjo është dëshmi që me Vuçiqin në krye, Serbia nuk mund të shpresojë në marrëdhënie të mira me SHBA-të,“ theksoi Mihailovic.

Të shtunën u raportua se presidenti serb është kthyer nga SHBA për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. RTS njoftoi se Vuçiq është ndier keq gjatë qëndrimit në Amerikë dhe më pas është kthyer në Beograd, ku u pranua në VMA nga ish-ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Locčar.

Vizita në SHBA ishte parashikuar si një takim me ish-presidentin amerikan Donald Trump në Florida, por gjithçka mori kthesë dramatike.

Të ngjashme